Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa Françesku: Sytë e Krishtit janë të ngulur mbi ne…

Papa bekon ikonën e Krishtit - RV

27/02/2017 12:34

Të dielën e kaluar Françesku u prit nga bashkësia anglikane e Gjithë Shenjtorëve, në Romë, me rastin e dyqindvjetorit të krijimit të Kishës, në Rrugën e Babuinit: ishte një etapë e rëndësishme për dialogun ekumenik të katolikëve me anglikanët. Gjatë vizitës Françesku bekoi ikonën e Krishtit Shëlbues. Para kësaj ikone, sytë e Atit të Shenjtë, e edhe të gjithë atyre, që e ndiqnin, u takuan me sytë e Krishtit. Ata sy flisnin. I flisnin Papës, bashkësisë anglikane dhe gjithë besimtarëve:

“Më ftuat për të bekuar ikonën e re të Krishtit Shëlbues - tha i emocionuar Papa – Krishti na shikon, e shikimi i Tij, i ngulur mbi ne, është shikim shëlbimi, dashurie, mëshire. I njëjti, që i përshkoi tej për tej zemrat e Apostujve, të cilët nisën udhën e një jete të re, për ta ndjekur e për ta kumtuar Mësuesin. Në këtë figure shenjte Jezusi, duke na i ngulur sytë, duket sikur na drejton edhe ne një thirrje, një ftesë: “A je gati të lësh diçka nga e kaluara jote, për mua? A dëshiron të jesh kasnec i dashurisë sime, i mëshirës sime?”.

A dëshiron? Pyetje, që kërkon përgjigje, sidomos këto ditë Kreshmësh, kur nisim, nëpër shkretëtirë, pas Krishtit, udhën pendestare. “A jemi gati të lëmë diçka, nga e kaluara, nga e sotmja e edhe nga ardhmja, për Zotin e për njeriun?”.

Nga ikona e bekuar prej Papës në kishën anglikane e nga të gjitha ikonat kushtuar Zotit nëpër botë, Ai na i ngul sytë e na fton të jemi lajmëtarë të dashurisë së krishterë. E, kur na kërcënojnë mosmarrëveshjet, të vihemi para fytyrës së Tij të mëshirshme, për t’i kapërcyer. 

Krishti na shikon, e shikimi i Tij, i ngulur mbi ne, është shikim shëlbimi, dashurie, mëshire…

27/02/2017 12:34