2017-02-27 14:13:00

Papa: tri pyetje mbi marrëdhëniet katolikë e anglikanë


Gjatë takimit, Papës iu drejtuan tri pyetje lidhur me marrëdhëniet katoliko-anglikane: e para, marrëdhëniet sot; e dyta: cilat janë etapat që duhen ndjekur në dialogun ekumenik, ndërmjet teologjisë e veprimtarisë shoqërore; e treta: si mund të përmirësohen marrëdhëniet, në dritën  e veprimtarisë bamirëse të Kishave në jug të botës.

“Kishat e reja - u përgjigj Papa - kanë vitalitet të ndryshëm, sepse janë të reja. E, në vijim, kujtoi se po studion mundësinë për një shtegtim në Jug të Sudanit, sepse ipeshkvi anglikan, presbiteran e katolik shkuan së bashku  e i thanë: “Ju lutemi, ejani në Sudanin e Jugut, një ditë, por jo vetëm, ejani me Justin Welby-n, kryeipeshkvin e Canterbury. Prej tyre, prej Kishës së re erdhi kjo frymë krijuese. E po e mendojmë nëse mund të bëhet, ndonëse situata atje është shumë e keqe... Po duhet ta bëjmë, sepse ata të tre, së bashku, duan paqen e punojnë gjithnjë së bashku për paqen”.

Mbetet, pra, gjithnjë gjallë ndjeti i Deklaratës së përbashkët, nënshkruar  në tetorin e kaluar nga Papa Françesku dhe Primati i Bashkimit anglikan, Justin Welby: dëshira për të shkuar përtej pengesave, drejt bashkimit të plotë si dhe për një udhë ekumenike, që nuk është vetëm teologjike, por udhë aksionesh konkrete mbi temat e përbashkëta, si kujdesi për Krijesën, bamirësia e paqja”.








All the contents on this site are copyrighted ©.