2017-02-27 18:26:00

Kongres kristiano-islam në Universitetin e Al-Azharit


Në Universitetin e Al-Azharit në Kajro të Egjiptit, Imami i Madh i ateneut të rëndësishëm sunit, Ahmad al-Tayyib, hapi sot një Kongres islamo-kristian, që do të përfundojë nesër. Në qendër të takimit, i dyti i këtij lloji, pas atij të vitit 2014, tema si liria fetare, natyra laike e shtetit, e drejta e qytetarisë e, për rrjedhojë, edhe barazia para ligjit e respekti për ndryshimet. Marrin pjesë autoritete të shumta fetare, akademike dhe shkencore nga e gjithë bota arabe, përfshirë Libanin. Objektivi i nismës është promovimi i një Islami të moderuar, të aftë për të ndërvepruar me botën moderne pa përdorur dhunën, duke i qëndruar besnik vetvetes dhe traditës së vet.








All the contents on this site are copyrighted ©.