2017-02-27 12:09:00

Kalendari më 27 shkurt përkujton Shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar.


Kalendari kishtar më 27 shkurt përkujton Shën Gabrielin e Zojës së Dhimbshme, rregulltar. Françesko Posenti lindi në Asizi në vitin 1838. Kur ishte katër vjeç, i vdiq e ëma. Më vonë ndoqi vëllezërit dhe babain, guvernator i Shtetit papnor, nëpër vende të ndryshme. Pastaj u vendos në Spoleto, ku frekuentoi Vëllezërit e shkollave kristiane dhe Jezuitët.  Në moshën 18 vjeçare filloi rishtarinë pranë rregulltarëve Pasionistë në Morrovale ( Maçeratë), duke marrë emrin Gabrieli i Zojës së Dhimbshme. Vdiq në vitin 1862, 24 vjeç, në Izola del Gran Saso, kur kishte marrë vetëm urdhrat e vegjël, pra pa u bërë rregulltar me kushte të përjetshme, as meshtar. 

Në Gran Saso nderohet shumë, në shenjtëroren që mban emrin e tij, cak shtegtimesh, sidomos të të rinjve. Është shpallur shenjt në vitin 1920. 
Shën Gabrieli u dallua për një jetë të përkushtuar plotësisht Mundimeve të Jezu Krishtit, dhurimit të plotë të vetes pa rezerva, të shpirtit të uratës e të pendesës, në mënyrë të posaçme kishte një përshpirtëri ndaj të Shenjtërueshmes Zojë të Dhimshme. Për ditët tona figura e Shën Gabrielit, “shenjtit të buzëqeshjes” është shembull i përshpirtërisë së sinqertë kristiane, mësim i rëndësishëm për të gjithë se si të jetojmë në përkim me Ungjillin e në lutje të vazhdueshme me Mësuesin e Jetës, Krishtin.

Gjithnjë më 27 shkurt përkujtohet Shën Leandri i Siviljes, ipeshkëv
Lindi nga një familje e vjetër romake e Kartagjenës, më vonë e transferuar në Sivilja në Spanjë. Babai i tij vdiq ende i ri e kështu iu deshtë të ndihmonte vëllezërit më të vegjël. 
Në vitin 589 e thirri Koncilin e III të Kishtar të Toledos që pati një ndikim të jashtëzakonshëm dhe ndihmoi në përshpejtimin e procesit të unitetit shpirtëror të Spanjës, ndihmuar edhe nga liturgjia e quajtur mozarabike apo vizigote, promovues e mjeshtër i së cilës ishte pikërisht ipeshkvi Leandri duke përpiluar edhe lutjet e kënduara për Meshë ( të cilin e ndjekur i vëllai Izidori, i cili do të bëhet shumë i njohur në tërë Mesjetën për veprën e tij të madhe enciklopedike të titulluar.








All the contents on this site are copyrighted ©.