2017-02-26 09:00:00

Ndihma e Papës për Sahelin, kundër shkretimit


Nga 21 deri më 25 shkurt u mbajt në Dakar të Senegalit, mbledhja vjetore e Këshillit Administrativ të Fondacionit Gjon Pali II për Sahelin. Gjatë vitit 2016, ky Fondacion, që varet nga Dikasteri vatikanas për Zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, ka financuar 43 projekte në 6 vende, për një shumë prej 550 mijë dollarësh. Me bashkëpunimin e veçantë të Konferencës Ipeshkvnore Italiane, të asaj gjermane dhe të Kishës lokale, Fondacioni realizon, në emër të Papës, projekte kundër shkretimit të tokës, plane për zhvillimin e bujqësisë, për ndërtimin e stacioneve të pompave të ujit, punon për përmirësimin e ujit të pijshëm dhe për energjitë e rinovueshme, në favor të vendeve anëtare. Në të bëjnë pjesë Burkina Faso, Kepi i Gjelbërt, Çadi, Gambia, Guinea Bisau, Mali, Mauritania, Nigeri dhe Senegali. Fondacioni merret edhe me formimin e personelit teknik të specializuar. Gjatë viteve, ka favorizuar dialogun ndërfetar: vërtet, shumica e atyre, që përfitojnë nga projektet, janë myslimanë.








All the contents on this site are copyrighted ©.