2017-02-25 18:22:00

Papa: rrezik lufte botërore për ujin. Të dëgjohet britma e të varfërve


Të dëgjosh britmën e vëllait, do të thotë të dëgjosh britmën e tokës, që kërkon respekt e ndarje të përbashkët plot përgjegjësi të një pasurie, e cila u përket të gjithëve. Ky, qortimi i ri i Papës Françesku, i cili dje pasdite foli në një seminar të Akademisë Papnore të Shkencave lidhur me të drejtën njerëzore për ujin. Specialistëve, të mbledhur në Shtëpizën Piu IV, në Vatikan, Papa u kërkoi veprimtari konkrete e urgjente si dhe angazhim të fortë në mbrojtje të ujit, që mund të përfundojë në qendër të një lufte të madhe botërore.

Ku ka ujë, ka jetë, e vetëm atje, shoqëria mund të zhvillohet e të përparojë, prandaj mbrojtja e kësaj pasurie, të përvuajtur e të kulluar, siç e quan Shën Françesku, por edhe me vlerë të pallogaritshme, si dhe mbrojtja e së drejtës së çdo njeriu për ujin e pijshëm e të sigurt, janë veprimtari urgjente e vendimtare në botën e sotme. Kështu Papa, duke folur në Akademinë Papnore të Shkencave, vuri theksin mbi mrojtjen e ambientit nga egoizimi dhe shfrytëzimi i njeriut. 








All the contents on this site are copyrighted ©.