2017-02-22 13:54:00

Sekretaria e Shtetit të Vatikanit do të mbikqyrë përdorimin e figurës së Papës


“Sekretaria e Shtetit do të kryejë sistematikisht veprimtari mbikqyrjeje për të verifikuar mënyrat e përdorimit të figurës së Atit të Shenjtë dhe të stemave të Selisë së Shenjtë, duke ndërhyrë, në rast nevoje, me marrjen e masave të duhura” - njoftimin e jep, përmes një komunikate, vetë dikasteri.

Sekretaria e Shtetit - saktësohet - ndërmjet detyrave të veta,  ka edhe atë të ruajtjes të figurës së Atit të Shenjtë, me qëllim që mesazhi i Tij të arrijë tek besimtarët i plotë e Personi i Tij të mos përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve të dyta. Për të njëjtat synime, Sekretaria e Shtetit i ruan simbolet dhe stemat zyrtare të Selisë së Shenjtë, përmes mjeteve përkatëse ligjore, të parashikuara në nivel ndërkombëtar. Prandaj veprimtaritë e mbikqyrjes do të kenë si synim ta bëjnë ruajtjen gjithnjë më të frytshme lidhur me qëllimet e sipërtreguara e për të ndërprerë situatat e mundshme të  shkeljes së ligjit”.   








All the contents on this site are copyrighted ©.