2017-02-22 15:14:00

Imzot Auza në OKB kërkon zgjidhje politike për konfliktin në Ukrainë


“Të mbrohen civilët, të bëhet çdo përpjekje e mundshme për të shmangur vijimin e konfliktit të pafund në Ukrainë e për të gjetur rrugëzgjidhje politike përmes dialogut dhe bisedimeve”. Janë këto, përparësitë theksuar nga vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, imzot Bernardito Auza, në fjalën mbajtur dje në New York, gjatë diskutimit, përqendruar tek tema e ruajtjes së paqes dhe e sigurisë ndërkombëtare, posaçërisht lidhur me konfliktin në Ukrainë. Selia e Shenjtë – shtoi prelati – vijon t’i mirëpresë përpjekjet e bëra nga Kombet e Bashkuara, OSBE-ja dhe organizatat e tjera për vendosjen e paqes në mbarë Evropën. E kjo, sepse drama e konfliktit në Ukrainë po ngjall përsëri shqetësime të rënda - theksoi imzot Auza - duke kujtuar edhe se Selia e Shenjtë vijon t’u ofrojë asistencë humanitare popullsive të zonave të goditura dhe të ripohojë se duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar armëpushimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.