Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa ipeshkvijve të Kilit: kumtoni risinë e Krishtit!

Papa me prelatët e Konferencës Ipeshkvnore të Kilit, në vizitë “ad Limina Apostolorum”.

20/02/2017 16:55

 Papa Françesku priti sot paradite prelatët e Konferencës Ipeshkvnore të Kilit, në vizitë “ad Limina Apostolorum”, të kryesuar nga kryetari i tyre, kardinali Ricardo Ezzati Andrello, kryeipeshkëv i Santiagos së Kilit, të cilin e intervistuam, në përfundim të takimit me Papën:

 Papa foli me ne rreth tri orë, e ne dialoguam me të për të gjitha problemet, me thjeshtësi të jashtëzakonshme e me zemër të hapur, gjë të cilën e shikoj vërtet si shenjë e reformës së Kishës, që dëshiron Françesku, në kuptimin e bashkimit, të sinodalitetit.

Gjatë dialogut të Papës me ju, a u prekën edhe probeleme të veçanta?

Probleme të një populli, që është shekullarizuar, duke menduar si mund të ungjillëzohet; të një populli, që qeveriset kryesisht nga njerëz jo besimtarë, por gjithsesi, me zemër të hapur, me vullnet të mirë aq, sa ta pranojnë edhe mesazhin e Kishës. Folëm për gëzimet e vuajtjet: gëzimin, për shembull, që na ngjall devocioni i madh popullor, sidomos për Zojën e Bekuar e për shenjtorët. Forcë e pabesueshme, kjo. Mjafton të mendosh se devocioni për Zojën e Karmelit ndjehet thellësisht që nga shkretëtira e Veriut, në tokat e ngrira të Jugut. Folëm edhe për klerin, për formimin e seminaristëve, të të rinjve, që sot kanë nevojë t’i dëgjojë ndokush. Papa na kujtoi edhe ‘baritorinë e veshit’ e na porositi të ecim me ta, duke i dëgjuar e duke u kumtuar të renë e Jezu Krishtit. Folëm, doemos, edhe për problemet sociale të pleqve e të të varfërve tanë, pa i harruar indianët Mapuche dhe perspektivën e Kishës kiliane, 40 vjet pas regjimit të Pinochet, kur patën munguar të gjitha të drejtat e njeriut, gjë që bëri dëm të hatashëm e vijon ta bëjë, duke hapur plagë të reja. E këto plagë mund t’i shërojë vetëm Ungjilli, bashkimi i së vërtetës me faljen, që hap një rrugë të re për ndërtimin e së ardhmes. 

20/02/2017 16:55