2017-02-17 14:28:00

Francë: miratohet “ligji shtupë” për t’u mbyllur gojën kanaleve të internetit në mbrojtje të jetës


Në Francë, Parlamenti miratoi përfundimisht ligjin, që e shikon si krim “edhe krijimin e pengesave për ndërprerjen vullnetare të shtatzanisë” nga kanalet e internetit, shumë prej të cilave katolike, që duan t’u ofrojnë grave rrugë të tjera, të ndryshme nga aborti. Të shumtë, ata që e shìkojnë ligjin si atentat kundër lirisë së shprehjes e si shtupë, në gojën e atyre, që mbrojnë jetën!

Ipeshkvijtë francezë i shkruajnë Hollande

Kryetari i Konferencës ipeshkvnore franceze, imzot Georges Pontier, i dërgoi një letër presidentit Hollande. “Ndërprerja e shtatzanisë - shkruan - duam s’ duam, mbetet akt i rëndë, që e trondit thellë ndërgjegjen. Gratë,  në situata të tilla, kanë nevojë për këshilla. Këto i gjejnë në kanalet e internetit, vende ku dëgjohen e marrin edhe përgjigje për problemin, që i shqetëson. Suksesi provon se i përgjigjen shpresave të grave. Ndërsa me mbylljen e tyre, mbyllet edhe një mundësi tjetër për mbrojtjen e jetës!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.