2017-02-12 15:50:00

Papa Kristo Negovani: “Lypësi”


“Për emërin’ e Perëndisë,

pak bukë, se po urëtonj;

ah, merrni pjesë prej njerëzisë,

i mjeri do të perëndoj!

 

Një plak i lasht’edhe i thinjur

me lot ndë qiell po këlthet1

i gjori shumë i përgjynjur

dhe zemërë bardhë rrëmet2

 

Na, shumë përpar’atij shkojn

të veshurë me barkun plot,

po sytë s’kthejnë t’a shikojnë,

s’lëshojnë fare as një lot!

 

Vetëm “Zoti të përdëlleftë”,

i thonë, po s’apin gjë,

dhe ketë fjalë me të reftë 3

i esëlluar ç’mbetet më!

 

Papa Kristo Negovani: “Lypësi”

Për veç një tjatër’ afronet

fort i vobegët’e i flet,

me reçka veshur, pjestonet

bukë të thatë një thel’ i jep!

 

1 Këlthet- bërtet; 2 rrëmet- shumë (të bardhë); 3 me të reftë - me të rrebët








All the contents on this site are copyrighted ©.