2017-02-11 13:05:00

Papa të sëmurëve: kundrojeni Marinë, garante e dhembshurisë së Zotit


“Dëshiroj t’ju inkurajoj të gjithë ta kundroni Marinë, Shëndeti i të Sëmurëve, garante e dhembshurisë së Zotit për çdo njeri”: kështu shkruan në një tweet Papa, në Ditën botërore të të sëmurit, që kremtohet në festën së Zojës Lurdë.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin ndodhet në qytezën franceze tek këmbët e Pirenejve, ku po kryeson, në emër të Papës, kremtimet në program, kushtuar kësaj ngjarjeje. Dje Hirësia e Tij i shoqëroi shtegtarët gjatë procesionit me qirinj ndezur, në Shenjtëroren mariane, duke u çuar përshndetjen e Papës gjithë besimtarëve të pranishëm, në mënyrë të posaçme, të sëmurëve. Ligështia - kujtoi - nuk  mund ta zhdukë kurrë dinjitetin shumë të lartë të çdo njeriu. “Dinjiteti njerëzor - nënvizoi - është diçka, që askush nuk mund ta shlyejë, as ta rrezikojë”. Sot paradite sekretari i Shtetit kremtoi Meshën në Shenjtërore, pasdite  do të mbajë një meditim, pasuar nga riti i vajimit të të sëmurëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.