2017-02-10 16:04:00

Në Duomon e Milanos premiera e filmit kushuar kardinalit Martini


Sonte Katedralja e Milanos u hap, në orën 19.00, për shfaqjen e parë të filmit: “Do ta shikoni, jam, një nga ju”, prodhuar nga Instituti Luce-Cinecittà, të cilin Ermano Olmi e Marco Garzonio i a kushtuan kardinalit Carlo Maria Martini dhe 23 vjetëve të tij në krye të dioqezës lombarde.

Ishte 10 shkurti i vitit 1980, kur kryeipeshkvi i ri i Milanos, i sapoemëruar nga Gjon Pali II, hynte solemnisht në dioqezë, ku do jepte një mësim stili, një mesazh për adhmërinë e tij si bari, koment i thjeshtë e i thellë për   burimin, që e frymëzoi gjithë veprimtarinë e tij baritore. Domethënë, fragmentin e Ungjillit të Lukës, që flet për peshkimin e mrekullueshëm dhe thirrjen e dishepujve: “Me fjalën tënde do t’i hedh rrjetat!”. 37 vjet pas kësaj ngjarjeje, pikërisht në Duomon, që priti e përcolli mijëra besimtarë e jo besimtarë, ardhur për të dëgjuar fjalën dhe reflektimin e Kryeipeshkvit, projektohet  filmi, përqafim simbolik i Martinit me Kishëm e tij. E pyetëm skenografin, Marco Garzonio, pse e zgjodhi  titullim  “Do ta shikoni, jam, një nga ju”:

Përgjigje: - Sepse kardinali Martini qe i aftë të shpjegonte ato, që Papa Gjon Pali II i quante “shenjat e kohës”. I aftë për t’i kuptuar nevojat e njerëzve, që i takonte. I aftë  për t’u prirë besimtarëve të tij, që në vitin 1982, në mikpritjen e emigrantëve. I aftë për të kuptuar çështjet më urgjente të politikës, që ekonomia nuk i shihte ende, por do t’i pësonte më pas. Në vitin 1981 ipeshkvijtë lombardë, nën presidencën e kardinalit Martini, botuan një dokument, për përballimin e krizës, edhe ajo akoma e padukshme, por që do ta trondiste shumë shpejt edhe dioqezin më të madh në botë, ashtu si të gjitha dioqezet e tjera. Kuptoi atë, që ndodhte, hyri thellë në leximin e  shenjave të kohës, ku pa farët që do mbinin e do të rriteshin shumë shpejt, për të krijuar çaste dramatike, të tronditura nga terrorizmi, nga kriza politike, që çoi edhe tek korrupsioni i thellë. Ndërsa brenda Kishës, i kushtoi vëmendje të dorës së parë përmasës ekumenike, tejet aktuale sot.

Këto e shumë e shumë të tjera i tregon filmi kushtuar Njeriut të madh që, duke qenë edhe modest i madh, e quajti veten: “Një nga ju”. Njeri, si të gjithë të tjerët. Që i kuptonte shenjat e kohës, sepse e jetonte kohën ashtu si besimtarët e tij e si të gjithë njerëzit e kohës.  








All the contents on this site are copyrighted ©.