2017-02-08 14:26:00

Tokë e Shenjtë: Patriarkati Latin, imzot Shomali emërohet vikar i ri patriarkal për Jordaninë


Imzot William Shomali është emëruar sot Vikar Patriarkal për Jordaninë. Kështu njofton selia e Patriarkatit Latin të Jerusalemit. Emërimi, bërë nga kryeipeshkvi, imzot Pierbattista Pizzaballa, administrator apostolik i Patriarkatit Latin të Jerusalemit, erdhi pas konsultimit të Këshillit episkopal e të Këshillit të konsultoreve të Patriarkatit Latin.

Imzot Shomali, deri më sot ipeshkëv ndihmës i Jerusalemit e vikar për Palestinën, zëvendëson imzot Maroun Lahham, i cili javën e kaluar dha dorëheqjen nga detyra. Imzot Lahham,  i cili ka shërbyer për shumë vite në Kishën e Tokës së Shenjtë, i uron imzot Shomalit apostullim të frytshëm në misionin e ri në Jordani, duke i siguruar mbështetjen shpirtërore të dioqezës dhe bashkëpunimin e plotë të meshtarëve e të besimtarëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.