Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Françesku kujtoi vëllezërit islamikë rohingya, të shfrytëzuar e të vrarë

Papa kujton Shën Gjyzepina Bakhitën - AFP

08/02/2017 13:01

Sot, në ditën e festës liturgjike të Shën Gjyzepina Bakhitës, Papa kujtoi vëllezërit islamikë rohingya, të shfrytëzuar, të torturuar e edhe të vrarë.  E iu lut Shën Gjyzepinës të ndërmjetësojë për emigrantët, refugjatët, njerëzit e shumtë, që vijojnë të shfrytëzohen e të dëbohen sot në mbarë botën. Posaçërisht - kujtoi - dëshiroj të lutem sot për vëllezërit e motrat tona rohingya, të dëbuar nga Myanmar, që shkapeten nga një vend në tjetrin, sepse nuk i do askush. E pra nuk janë njerëz të këqij. Nuk janë të krishterë, por gjithsesi, njerëz të butë e paqësorë, vëllezërit e motrat tona,  që vuajnë prej vitesh, torturohen, vriten, vetëm e vetëm sepse vijojnë të jenë besnikë të fesë së tyre myslimane. 

08/02/2017 13:01