Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Ipeshkvijtë kanadezë: me atentatin, dhunohet karakteri i shenjtë i jetës

Populli kanadez nderon kujtimin e viktimave - AP

31/01/2017 16:27

Ipeshkvijtë kanadezë dënojnë vendosmërisht sulmin në Qendrën islamike  të Quebec dhe shpërndajnë një komunikatë, nënshkruar nga kryetari i tyre, imzot Douglas Crosby, ipeshkëv i Hamilton. Në tekstin, rimarrë nga agjencia Sir, ipeshkvijtë shprehin tronditjen e tyre të thellë dhe e dënojnë ashpër këtë gjest dhune vdekjeprurëse. Bëhet fjalë, shkruajnë në komunikatë, për dhunimin e karakterit të shenjtë të jetës njerëzore, për atentat kundër së drejtës dhe lirisë së anëtarëve të të gjitha feve për t’u mbledhur e për t’u lutur sipas bindjeve të tyre më të thella. Një plagë  e re, që i  hapet paqes, rendit dhe qetësisë së vendit tonë dhe bashkësisë së tij si dhe dhunim i një mjedisi lutjeje dhe adhurimi.

Lutja e katolikëve kanadezë

Ipeshkvijtë kanadezë bashkohen me Papën Françesku dhe me kardinalin Gérald Cyprien Lacroix, kryeipeshkëv i Quebec e primat i Kanadasë, për t’u paraqitur viktimave, familjeve dhe  miqve të tyre, ngushëllimet e lutjes  edhe të katolikëve kanadezë: “Si njerëz të fesë, lutemi sinqerisht për shpirtin  e viktimave si dhe për ngushëllimin e paqen e shpirtit të atyre, që qajnë për të dashurit e vdekur”.

Shumë famulli mikpresin sirianë të fesë myslimane

Kjo masakër godet në mënyrë brutale shoqërinë tonë – pohon imzot Lionel Gendron, ipeshkëv i Saint-Jean-Longueuil(Quebec) – që besonte se ishte i mbrojtur nga rreziqe të tilla. Prej muajsh - shton prelati - shumë bashkësi, ndërmjet të cilave edhe shumë famulli, po mikpresin me gëzim një mori refugjatësh, posaçërisht sirianë, e shumica, myslimanë. Myslimanëve u duket sikur kanë arritur në Parajsë. Tani - përfundon - frika krijon rrezikun  të  ngadalësohet kjo mikpritje.

31/01/2017 16:27