2017-01-30 11:22:00

Kanada: atentat në një xhami në Kebek, 6 viktima


Gjashtë vetë u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në një xhami të Kebekut në Kanada, ky dy persona qëlluan me armë kundër besimtarëve. Viktimat janë të gjithë burra të moshës nga 35 deri në 70 vjeç dhe ishin mbledhur dje, për lutjet e mbrëmjes, në Qendrën Kulturore Islamike. Janë arrestuar dy vetë, por akoma nuk është njoftuar identiteti i tyre.

Kryeministri kandez, Justin Trudeau, foli për dhunë pa kuptim”. “Larmia është forca jonë – nënvizoi ai – dhe toleranca fetare është vlerë që, si kanadezë, e kemi shumë të shtrenjtë”. Autoritetet e xhamisë falenderuan të gjithë për solidaritetin e treguar nga qytetarët kanadezë, nga bota e politikës, por edhe nga rrjetet shoqërore. Policia ka përfocuar masat e sigurisë jo vetëm në Kebek, por edhe në Montreal dhe në Gatinò, sidomos përreth xhamive. 








All the contents on this site are copyrighted ©.