2017-01-28 06:00:00

Papa priti pjesëmarrësit e Asamblesë së të shuguruarve


Sot në mesditë, Papa Françesku priti pjesëmarrësit e Asamblesë së Përgjithshme të Kongregatës për Institutet e Jetës së Shuguruar dhe Shoqëritë e Jetës Apostolike, gjithsej rreth 100 vetë. Papa e falënderoi Zotin për dhuratën e çmuar të kësaj jete dhe të të gjitha formave të saj që ekzistojnë në Kishë; njëkohësisht e ftoi mbarë popullin e Zotit t’i nderojë ata, të cilët ia kanë kushtuar tërë jetën e tyre Zotit me kushtin e pastërtisë, të dëgjesës e të varfërisë së plotë, duke dëshmuar kështu praninë e Zotit në çdo kohë e vend, deri në ditët tona. E ky është shërbimi i parë që i bëjnë Kishës rregulltarët. Janë roje që e shquajnë nga larg dhe e kumtojnë jetën e re shpirtërore, jetën e Zotit, e cila tashmë është e pranishme në histori.








All the contents on this site are copyrighted ©.