2017-01-25 12:07:00

Takimi i Astanasë: impenjim për armëpushimin në Siri. Dyshues, rebelët


Rusia, Turqia dhe Irani, të kënaqur nga bisedimet për krizën siriane, që përfunduan dje, në Astana të Kazakistanit. U arrit një marrëveshje për sistemin e kontrollit të armëpushimit, por rebelët flasin për hapa të vogla përpara.

Dy ditët e bisedimeve, në praninë e të dërguarit të veçantë të OKB-së, Staffan de Mistura, synuan të konsolidojnë armëpushimin humanitar, në fuqi që nga 30 dhjetori, megjithëse jo gjithnjë i respektuar. Sipas Moskës, Teheranit dhe Ankarasë, të cilat u morën vesh për mekanizmin e monitorizimit të tij, bisedimet patën sukses, por nuk mendojnë kështu opozitorët e regjimit të Bashar al Asadit. Për ta nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm. Tani pritet të japin mendimin e tyre për bocën e Kushtetutës, që iu dorëzua nga rusët. Dokumenti, shpjegon Kremlini, ka si qëllim ta përshpejtojë procesin politik, por pa ndërhyrë në dialogun e brendshëm. Ndërkaq, në terren, gjatë 36 orëve të fundit, armëpushimi është dhunuar në Damask, Hama, Latakia, Haleb, Daraa dhe Homs.








All the contents on this site are copyrighted ©.