2017-01-24 16:17:00

Ndërroi jetë në Shkodër, prof. Willy Kamsi, Ambasadori parë i Shqipërisë pranë Vatikanit,


Ndërroi jetë sot në Shkodër, prof. Willy Kamsi, Ambasador i parë i Shqipërisë pranë Vatikanit, intelektual e studiues i shquar i historisë, albanologjisë dhe kulturës.

Shkodra e tij, Shqipëria dhe Kisha katolike shqiptare kanë humbur një figurë të madhe, një njeri fisnik e me virtyte, një personalitet e atdhetar që ka kontribuar shumë për kulturën, posaçërisht në fushën e historisë e të albanologjisë.

Porf. Willy Kamsi qe Ambasador e diplomat i parë i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Gjatë mandatit të tij diplomatik, menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Vatikanit, punoi në ndërtimin dhe përforcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë e Vatikanit. Qe dëshmitar i ndryshimeve të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, por edhe një protagonist i vërtetë përmes një veprimtarie të dendur e të frytshme diplomatike. Fillimi e përforcimi i atyre lidhjeve vijon deri në ditët tona.

Pas mandatit diplomatik, Willy Kamsi u kthye në vendlindje, ku punoi me dashuri e kompetencë në bibliotekën e jezuitëve, pranë Seminarit ndërdioqezan ‘Zoja e Këshillit të Mirë’, në Shkodër. Pra me pak fjalë prof. Willy Kamsi ka qenë dhe mbetët një pikë e rëndësishme referimi për Shkodrën, botën e historisë, të kulturës në përgjithësi dhe klerin shqiptar.  Po nga Shkodra të ndjekim shërbimin e koleges sonë Ana Lukës

Nga arkivi i Radio Vatikanit ja një fragment nga një intervistë që kemi pasur me Prof. Willy Kamsin, e pikërisht me rastin e 10-të vjetorit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Vatikanit e Shqipërisë, ta dëgjojmë prof.. Willy Kamsin ....

 








All the contents on this site are copyrighted ©.