2017-01-23 14:03:00

Thirrja e Papës: lutuni gjithmonë për bashkimin e të krishterëve


Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, dje, Papa Françesku kujtoi se “jemi në Javën e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve” dhe i ftoi besimtarët të vazhdojnë t’i lutën Zotit gjatë kësaj Jave për Bashkimin e të Krishterëve, “që kështu të plotësohet dëshira e Jezusit”, i cili i ka kërkuar Hyjit Atë: “Që të gjithë të jenë një gjë e vetme” (Gjn 17,21).

Pastaj Papa Françesku kujtoi se “sivjet kjo Javën e lutjes ka për temë një shprehje, marr nga fjalët e shën Palit,  që na tregon udhën që duhet të ndjekim: “Dashuria e Krishtit na shtyn drejt pajtimit” (khr 2Kor 5,14).

E po kujtojmë se të mërkurën e ardhshme, më 25 janar, në festën e Kthimit të Shën Palit, Papa Françesku do të mbyllë Javën e lutjes për Bashkimin e të Krishterëve, me kremtimin e Mbrëmësores në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve, me pjesëmarrjen e vëllezërve dhe motrave të Kishave tjera e të komuniteteve të krishtera të pranishme në Romë.








All the contents on this site are copyrighted ©.