2017-01-23 16:39:00

Papa Françesku për presidentin Trump: të shohim ç’do të bëjë


Papa Françesku tregohet i kujdesshëm në fillim të presidencës amerikane të Donald Trump. Në intervistën me gazetën spanjolle “El País”, nënvizon: “Të shohim ç’do të ndodhë. Të frikësohemi apo të gëzohemi që tani do të ishte pakujdesi e madhe, do të thoshte të bëhemi profetë fatkeqësish, ose të mirash, që mund të mos realizohen. Nuk më pëlqen të parathem faktet e as t’i gjykoj njerëzit para kohe… Do të shohim ç’do të bëjë e do ta vlerësojmë më pas. Gjithnjë, konkretisht. Krishterimi është konkret, ose nuk është krishterim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.