2017-01-23 14:58:00

Papa: mrekullia e meshtarisë së Krishtit, na sjell faljen e Zotit


T’i kundrojmë mrekullitë e mëdha të meshtarisë së Krishtit që ka ofruar vetveten, një herë e përgjithmonë, për faljen e mëkateve tona. Tani Ai ndërmjetëson për ne para Atit e do të kthehet për të na marrë me Vete. Tri janë etapat e meshtarisë së Krishtit që Papa Françesku vuri në pah në homelinë e Meshës së mëngjesit, kremtuar në kapelën e shtëpisë së shën Martën në Vatikan.

Pra, meshtaria e Krishtit zhvillohen në tre momente, nënvizoi Papa Françesku. Momenti a mrekullia parë është Shëlbimi: ndërsa meshtarëve të Besëlidhjes së Vjetër u duhej çdo vit të ofronin flijime, “Krishti e ofroi vetveten, një herë e përgjithmonë, për faljen e mëkateve”. Kjo mrekulli, “na sjell te Ati”, dhe  “ krijon përsëri harmoninë e krijimit”, nënvizoi Papa. Momenti a mrekullia e dytë është ajo që Zoti Jezus bën tani, do të thotë se lutet për ne. “Ndërsa ne lutemi këtu, Ai lutët për ne”, “për çdonjërin prej nesh”, theksoi Papa Françesku: “tani, i gjallë, para Atit, ndërmjetëson”, që feja të mos na mungojë. Momenti a mrekullia e tretë  do të jetë kur Krishti do të kthehet, por kësaj here të tretë nuk do të jetë në raport me mëkatin, do të jetë për “ndërtimin përfundimtar të Mbretërisë”, kur do të na sjell të gjithëve te Ati:

“ Kemi këtë mrekulli të madhe, kemi këtë meshtari të Jezusit në tri etapa – ajo në të cilën i falë mëkatet, një herë, përgjithmonë; ajo në të cilën ndërmjetëson për ne; dhe ajo që do të ndodhë kur Ai do të kthehet – por është edhe një tjetër e kundërt, ‘blasfemia e pafalshme’. Jezusi e thotë qartë e ashpër. ‘Për të vërtetë po ju them: njerëzve do t’ju falën të gjitha mëkatet e blasfemitë, me të cilat do të blasfemojnë, por kush ta shajë Shpirtin Shenjt, ai s’do të ketë falje për amshim; është fajtor i një mëkati të përhershëm”.








All the contents on this site are copyrighted ©.