2017-01-22 16:55:00

Në Monreale kremtohet 500-vjetori i Reformës luterane


Jemi në Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të përfundojë të mërkurën me 25 janar, në festën liturgjike të Kthimit të Shën Palit Apostull. Tema e ketij viti eshte: “Dashuria e Krishtit na shtyn drejt pajtimit”. Në këtë kremtim, “do të marrin pjesë përfaqësuesit e Kishave dhe të komuniteteve tjera kishtare – njoftohet nga Vatikani – Janë të ftuar të marrin pjesë, në mënyrë të veçantë, kleri dhe besimtarët e dioqezës së Romës”.

Dje e sot, në katedralen e Monreales, në Itali, në kuadrin e kësaj Jave, u përkujtua 500-vjetori i Reformës luterane. Dje, në orën 17.00, u kremtua një liturgji ekumenike e Fjalës së Zotit, sipas rendit të miratuar nga Komisioni i përbashkët katoliko-luteran. Më pas, në orën 18.30, në kishën teutonike të Zemrës së Krishtit, ipeshkvi i Acireales, imzot Antonino Raspanti, mbajti një reflektim mbi temën “Luteranizmi dhe katolicizmi: konvergjenca dhe divergjenca kishtare e sakramentore”. Ndërkaq, sot, në orën 16.00, po në këtë kishë, pranë selisë së Akademisë Teutonike, u mbajt një takim ekumenik.








All the contents on this site are copyrighted ©.