2017-01-20 17:10:00

Vizita e ipeshkvijve në Tokën Shenjte: shkandulli i pushtimit ushtarak


Pushtimi 50-vjeçar i Çisjordanisë dhe i Jeruzalemit Lindor, bllokimi i Gazës që prej 10 vjetësh, “duke dhunuar kështu, dinjitetin njerëzor si të palestinezëve, ashtu edhe të izraelitëve, është shkandull me të cilin nuk duhet të mësohemi kurrë”. Kështu shkruajnë ipeshkvijtë e Bashkimit Evropian, të SHBA-ve, të Kanadasë dhe të Afrikës së Jugut, në komunikatën përfundimtare, pas vizitës tradicionale të solidaritetit me Tokën Shenjte, ku ata shkuan nga 14 deri më 19 janar. 12 ipeshkvijtë panë gjendjen në Gazë, në Jaffa, në Betlehem, në Jeruzalem e në Hebron.

“Shumë banorë të Tokës Shenjte – shkruajnë ata – e kanë kaluar jetën nën pushtim, nën një diskriminim shoqëror polarizues, por akoma kanë shpresë dhe luftojnë për pajtimin. Tani, më tepër se kurrë, ata meritojnë solidaritetin tonë”. Ipeshkvijtë kërkojnë të ndalen ndërtimet në ngulimet hebraike, sepse vijimi i tyre do të thotë aneksim “de facto” i këtyre tokave, gjë, që jo vetëm minon të drejtat e palestinezëve, sidomos në Hebron dhe në Jeruzalemin Lindor, por, siç nënvizon OKB-ja kohët e fundit, vë në rrezik edhe mundësitë për paqen.








All the contents on this site are copyrighted ©.