Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Konferencat episkopale të Evropës dhe Konferenca e Kishave protestante, bashkimi i të krishterëve, përmes pajtimit e bashkëpunimit

Papa Françesku ne audience me delegazionin ekumenik nga Finlandia, 19 janar 2017

20/01/2017 12:18

Këshilli i Konferencave episkopale të Evropës dhe Konferenca e Kishave protestante, bashkimi i të krishterëve, pas ndarjeve, përmes pajtimit e bashkëpunimit. “Historia e Krishterimit në Evropë karakterizohet edhe nga periudhat e dhimbshme të ndarjeve, dënimit të anasjellët e madje edhe nga dhuna”. Këtë kujtojnë – në një mesazh të përbashkët me rastin e kremtimit të Javës së Lutjes për bashkimin e të krishterëve – Këshilli i Konferencave katolike episkopale të Evropës, Ccee,  dhe Konferenca e Kishave protestante, Cec, duke bërë thirrje të “punohet për pajtimin përmes fjalëve e nismave tona, duke bashkëpunuar e kultivuar dialogun teologjik”.

Kremtimet e 500 vjetorit të Reformës së Luterit janë një rast i volitshëm për të “kujtuar të kaluarën tonë të vështirë, por edhe për të ripërtërirë e përforcuar angazhimin tonë për shërimin e plagëve dhe për kapërcimin e ndarjeve e të mosmarrëveshjeve”. Më tutje, nënvizohet në dokumentin e përbashkët të Ccee e Cec, “krizat e shumta me të cilat Evropa dhe Shtetet e afërta janë duke u ballafaquar, na afrojnë edhe më shumë: luftërat, varfëria materiale e shpirtërore, e prekën jetën e të gjithëve në Evropë”. E Kishat e krishtera janë të thirrura të dëshmojnë e fenë e përbashkët në Krishtin dhe të punojnë për qytetërimin e ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më vëllazërore.

20/01/2017 12:18