2017-01-16 14:19:00

Shqiptarët nesër në Sheshin Albania për të nderuar Skënderbeun


Të gjitha ambasadat shqiptare në Romë, së bashku, për të nderuar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në përvjetorin e vdekjes, si nesër më 17 janar 1468. Në ftesën zyrtare të ambasadasës së Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, të asaj në Itali dhe të ambasadës së Republikës së Kosovës në Itali, lexojmë:

“Në nderim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeni të ftuar në tubimin tonë në Piazza Albania në Romë, pranë shtatores monumentale të tij”.

Është bërë tashmë zakon që çdo vit, sheshi Albania në kryeqytetin italian të bëhet teatër i pranisë së shqiptarëve, të cilët përkujtojnë “Athleta Christi”-n, që i mbajti për 25 vjet me radhë otomanët larg Evropës. Nesër, janë të gjithë të ftuar të mblidhen sërish aty, në orën 12.00. E do të rijehojë përsëri fraza e famshme, mësuar që të vegjël në shkollë: “Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”. Vlerë e çmuar për të cilën ia vlen edhe sot të luftohet.








All the contents on this site are copyrighted ©.