2017-01-14 19:16:00

Angazhimi i Nënë Terezës për globalizimin kooperativ


Në audiencën me delegacionin e Global Foundation, duke uruar një globalizim solidar, Papa e paraqiti Nënë Terezën si shembull për drejtuesit e politikës dhe të ekonomisë globale.

Ikona, që tregon sesi mund të vihen në jetë përpjekjet për t’i shëruar sëmundjet e krijuara nga globalizimi i papërgjegjshëm, është pikërisht Nënë Tereza, shenjtëruar shtatorin e kaluar. Ajo, që u përkul mbi njerëzit e braktisur rrugëve; ajo, që e mirëpriti çdo jetë njerëzore; që shpëtoi fëmijët e palindur e ata, të cilët qenë flakur në rrugë të madhe; ajo, që bëri t’i dëgjohej zëri para njerëzve të pushtetshëm të tokës, që ta pranonin krimin e varfërisë, të krijuar prej vetë atyre” – nënvizoi Françeku:

“Kjo është sjellja e parë, që mund të çojë në një globalizim solidar e kooperativ. Duhet sidomos që secili personalisht të mos jetë indiferent  përballë plagëve të të varfërve, por të mësohet të bashkë-vuajë me ata që vuajnë për shkak të persekutimeve, të vetmisë, të lëvizjeve të detyruara e të largimit nga familjet e tyre; me ata, që nuk kanë asnjë  kujdes mjekësor; me ata, që kanë uri, ftohtë, vapë.”

Prej këndej, thirrja e Papës që politikanët ta korigjojnë orientimin e globalizimit e të jenë të kujdesshëm, sepse përjashtimi i njerëzve i çnjerëzon sistemet ekonomike e politike.








All the contents on this site are copyrighted ©.