2017-01-11 18:15:00

Nigeri: më se 800 të vdekur e 16 kisha të rrënuara nga terroristët Fulani


Gjatë tre muajve të fundit, në më se gjysmën e territorit të pjesës jugore  të Shtetit të Kadunës, vijuan sulmet nga ana e Fulani Herdsmen Terrorist (Fth), grup terrorist barinjsh endacakë të etnisë Fulani - denoncon imzot Joseph Danlami Bagobiri, ipeshkëv i Kafanchan, në shtetin e Kadunës, gjatë një vizite në selinë italiane të Ndihmë për Kishën që Vuan (Acs). “Në botën perëndimore ky grup është pothuajse i panjohur - nënvizom imzot Bagobiri.  Por, që nga shtatori e deri më sot, ka djegur 53 fshtatra, ka vrarë 808 vetë, ka plagosur 57 të tjerë, ka rrënuar 1.422 shtëpi e 16 kisha”.

Më se 12.000 të krishterë të vrarë e 2.000 kisha të shkatërruara për shkak të terrorizmit

Ipeshkvi kujton se që nga viti 2006 e deri më 2014, janë vrarë më se 12 mijë të krishterë e janë rrënuar 2 mijë kisha, si pasojë e vijimit të veprimtarisë terroriste në Nigeri.  Përgjegjësi kryesor për këto krime, është grupi fundamentalist Boko Haram. Por imzot Bagobiri kujton se Boko Haram nuk është i vetmi, që përhap terror në vendin afrikan, duke nënvizuar edhe rolin e barinjve Fulani në këto vitet e  fundit.

Kush janë barinjtë Fulani?

Barinjtë Fulani janë një grup etnik nomad, prej kohësh protagonist i konflikteve me bujqit e zonës. E, kohët e fundit, sulmet e tyre janë krejtësisht të ndryshme, nga ndeshjet e vjetra ndërmjet bujqve e blegtorëve, sepse këta të fundit po përdorin armë, që më parë nuk ekzistonin, si AK-47, me origjinë të panjohur – nënvizon imzot Bagobiri.








All the contents on this site are copyrighted ©.