Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve: Dashuria e Krishtit na shtyn drejt pajtimit

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve

09/01/2017 10:00

Më 31 tetorin e këtij viti, në Lund të Suedisë, katolikët e luteranët do të kremtojnë së bashku 500-vjetorin e Reformës protestante, në kujtim të shpalljes së 95 tezave të Martin Luterit në katedralen e Wittemberg-ut.

“Kremtimi i përbashkët i Federatës Luterane Botërore dhe i Kishës Katolike Romake – lexohen në një komunikatë – synon të verë në dukje 50 vjetët e dialogut të vazhdueshëm ekumenik ndërmjet katolikëve dhe luteranëve, si edhe të mirat, që kanë ardhur prej tij. Përkujtimi katoliko-luteran i 500 vjetëve të Reformës përqendrohet në temat e hirit, pendesës dhe të impenjimit për dëshminë e përbashkët”.

Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që kremtohet çdo vit ndërmjet 18 e 25 janarit, është pa dyshim një nga frytet më të bukura të këtij dialogu ekumenik, i cili ka nevojë të vazhdohet e sidomos, të vlerësohet nga gjithë besimtarët në Krishtin. Për vitin 2017 tema është: “Dashuria e Krishtit na shtyn drejt pajtimit”. Është Gjermania, vendi ku filloi punën për herë të parë komisioni i përbashkët, ai që ka përgatitur tekstet për kremtimin e kësaj jave.

Teksti biblik, të cilit i referohet tema është Letra e dytë e Shën Palit drejtuar korintasve (5,14-20). E pikërisht reflektimi biblik i përgatitur nga komisioni, kujton se “pajtimi është dhuratë, që vjen prej Zotit për krejt Gjithësinë. Si rezultat i veprimit të Hyjit, njeriu, i pajtuar në Krishtin, është i thirrur nga ana e tij ta shpallë këtë pajtim me fjalë e vepra”.

09/01/2017 10:00