Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

App:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Liturgjia

Lutje: Pagëzimi i Krishtit

Në brigjet e Jordanit - ANSA

08/01/2017 17:19

Pikërisht atje, në valët e Jordanit,

ku ujët rrjedh e veshi i shkëmbit ushton,

filloi misioni yt, Jezus.

Me pendesë nisi,të njeriut pamëkat!

Të atij, që e njeh mirëfilli,

udhën si dredhat e gjarpërit.

Pse ti, o Zot ishe, e je, njeriu i ri,

i ardhur për zemrat e reja.

Për tokë të re e qiell të ri!

Dhe pse kjo s’ishte aspak e letë!

E pra,  Ti u nise,

Ti që e dije ç’të priste:

një mal me vuajtje e me mundime,

për Ty e kë të ecte përkrah...

Po në Ty ish Shpirti Shenjt!

Në fjalët e tua,

erëmira e tokës së re,

ku  bëhet krejt e mundur,

çka duket e pamundur.

Me fjalët Tua të thjeshta

fjalë të përditshme,

shndërruar nga mirësia,

e mëshira jote në mrekulli,

Ti  plagët  na i shëron.

dëshpërimin e bën shpresë!

Shëron, Ti, që në zemër,

ke sigurinë e cila  nuk t’ mungoi

as në orën më të errët:

Ti, që kurrë dashuria e Atit

nuk të braktisi,

e pate përherë pranë...

Dhe kur t’u duk se

mbete peng

ndër kthetra të zeza të vdekjes.

 Edhe kur nuk të shpëtoi,

fishk’llimave të kamxhikut!

Po Ai ishte aty

Gjithnjë pranë teje.. .

Jordani më vren

me synin e plakut mijavjeçar,

e brigjeve të tij

gjej gjurmët e Tua në Pagëzim

 e pres të dëgjoj nga lart

 zërin që më thotë:

 “Je Biri im i dashur”.

Besimi në Ty, o Zot,

e vetmja shtyllë guri

që u bën ballë

shigjetave të akullta të vdekjes!

08/01/2017 17:19