2017-01-06 14:19:00

Papa përshëndet 1300 figurantët e kortezhit “Rroftë Befana 2017”


Papa Françesku përshëndeti kortezhin historiko-folklorik “Rroftë Befana 2017”, karakteristik për Italinë. Sivjet, ky kortezh përbëhej nga 1300 figurantë, ardhur nga komunat umbre të Giove-s, Acquasparta-s, Amelia-s, Otricoli-t dhe San Gemini-t: “Përshëndes pjesëmarrësit në kortezhin historiko-folklorik, që këtë vit u kushtohet tokave të Umbries jugore dhe propozon përhapjen e vlerave të solidaritetit e të vëllazërisë”.

Pas Mbretërve Dijetarë, përshkuan udhën e Pajtimit para Bazilikës së Shën Pjetrit, grupe rievokimi historik, flamurtarë, banda muzikore, 20 kuaj, një karrocë, tre makina luksoze historike dhe Befanat: gjithçka, për të përfaqësuar, me skenografi plot fantazi, historinë, kulturën, traditat, prodhimet dhe pasuritë e Umbrias jugore.

“‘Rroftë Befana’ – shkruhet në një notë – na propozon ta kremtojmë Dëftimin e Zotit në shenjën e paqes, të solidaritetit e të vëllazërimit ndërmjet popujve, sipas traditës së krishterë, por nuk lë mënjanë edhe aspektet folkloriste, që lidhen me ‘Befanën e motuar’, të cilën organizuesit e kanë vizatuar në logon e manifestimit, duke i dhënë fytyrën qetësuese të një gjysheje simpatike”.








All the contents on this site are copyrighted ©.