Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Pakistan: sulm kundër tokave të të krishterëve në Sindh

Një fshat në zonën Sindh të Pakistanit - AP

04/01/2017 17:36

Për të krishterët e Pakistanit, viti i ri fillon me shkallëzimin e një problemi të vjetër e të dhimbshëm: grupe mafiozësh, të lidhur me policinë e Sukkur-it, në provincën jugore Sindh, planifikuan një sulm kundër banorëve të krishterë të vendit, në përpjekjen për t’i përzënë nga pronat e tyre. Siç njofton agjencia katolike Fides, të krishterët janë viktima të një fenomeni të përhapur, që është përvetësimi i paligjshëm i tokave nga latifondistë të fuqishëm, të cilët i shesin me fitim të lartë.

Dokumenta fallco për pretendimin e pronësisë

Sipas të krishterëve të zonës, njerëzit paraqesin dokumenta fallco, që nuk është e vështirë të blihen në Pakistan. Më 21 dhjetorin e kaluar, disa policë u kërkuan familjeve të krishtera çertifikatat e pronësisë, në mungesë të të cilave do t’u duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Më 31 dhjetor, rreth 20 burra, disa veshur si policë e disa civilë, trokitën në dyert e të krishterëve, duke i frikësuar e keqtrajtuar. 20 vetë u plagosën, disa prej të cilëve, rëndë, njofton agjencia Fides.

Ojq-të kërkojnë të ndalet “mafia e tokave”

Më 1 janar, rezidentët e krishterë denoncuan gjithçka në polici, duke kërkuar mbrojtje. 4500 vetë u mblodhën në protestë para Klubit të Shtypit të Sukkur-it. Ojq-të e vendit, si për shembull, Qendra për Ndihmë Ligjore, Asistencë dhe Zgjidhje, e dënuan këtë veprim brutal, duke i ftuar organet e qeverisjes të ndalin “mafien e tokave” e të vendosin ligjin në rajon.

04/01/2017 17:36