Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: Maria, që nuk ndjehej shpirtërisht jetime, na mëson dhembshurinë

Papa kryeson Meshën në Shën Pjetër - ANSA

01/01/2017 13:21

Françesku kryesoi, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën e Solemnitetit të të Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Zotit, në Ditën e 50-të  Botërore të Paqes, Homelinë ia kushtoi Zojës dhe nënave të tjera, ilaçi më i fortë kundër  mbylljeve tona! Duke theksuar se humbja e lidhjeve, tipike për kulturën tonë të copëzuar, bën të krijohet gjendja shpirtërore e jetimit!

Dhembshuria nuk është virtyt i të ligshtëve, por i të fortëve

Në qendër të homelisë së Papës, Maria, gruaja fjalëpakët e pa protagonizma. Gruaja më e pasur me virtyte: me përvuajtëri e dhembshuri – kujtoi Papa – virtyte këto, të të fortëve, jo të të ligshtëve.

Në Ungjill Maria duket grua pa fjalime të mëdha e pa dëshirë për të dalë në pah, por me një shikim plot vëmendje, që di ta ruajë jetën dhe misionin e Birit të saj, e, prej këndej, gjithçka dëshiron Ai:

“Maria na dha ngrohtësinë amtare, atë që na mbështjell në mes të vështirësive, ngrohtësinë, e cila krijon kushtet që asgjë e askush të mos mundë ta shuajë në gjirin e Kishës, revolucionin e dashurisë,  nisur nga i Biri. Ku është nëna, aty është edhe dashuria”. 

E Maria, me amësinë e saj, na dëshmon se përvujtëria e dhembshuria nuk janë virtytet e të ligshtëve, por të të fortëve, na mëson se nuk është nevoja - pohoi Papa - t’i keqtrajtosh të tjerët, për t’i dhënë rëndësi vetes. E, në vijim, ftoi të mos mbetemi shpirtërisht jetimë, si fëmija pa nënë, gjë që njeriu e provon kur i mungon dashuria e Zotit. E ndjesinë e jetimit e provojmë kur nuk e ndjejmë më se i përkasim një familjeje, një populli, një toke, Zotit tonë. Kjo ndjesi zë vend në zemrën narciziste, që shikon vetëm vetveten, interesat e veta e rritet, kur harrojmë se jeta  është dhuratë, që e morëm nga të tjerët e që jemi të thirrur ta ndajmë me të tjerët në  shtëpinë e përbashkët. Këtë theksoi Papa në homelinë e Meshës, duke kujtuar, më pas, se një sjellje e tillë prej njeriu shpirtërisht jetim, është kancer që, pa u ndjerë, e grin dhe e poshtëron shpirtin E kështu pak nga pak poshtërohemi, që nga çasti kur askush nuk na përket ne e ne nuk i përkasim askujt; poshtërojmë tokën, sepse nuk na përket, poshtërojmë të tjerët, sepse nuk na përkasin, poshtërojmë Zotin, sepse nuk i përkasim. Humbja e marrëdhënieve, që na bashkojnë, tipike për kulturën tonë të copëzuar e të ndarë, na bën ndjehemi gjithnjë më shumë jetimë, e, prej këndej, thellësisht të zbrazët e të vetmuar:

Po ne jemi njerëz, nuk jemi sende për t’u konsumuar

“Të jesh shpirtërisht jetim, na bën ta humbasim kujtimin e asaj, që do të thotë të qenit bij, nipër, të qenit prindër, gjyshër, miq, besimtarë. Na bën ta humbasim kujtimin e vlerës së lojës, të këngës, të gazit, të pushimit, të dhurimit pa shpërblim”.

Po ne jemi njerëz, nuk jemi sende për t’u konsumuar, as mall tregu – kujtoi Papa:

“Të kremtosh festën e Shën Marisë, Nënë e Zotit, bën të çelë përsëri buzëqeshja në fytyrën e njerëzve, që e ndjejnë veten popull, që i përkasin një familjeje, që e dinë se vetëm brenda një bashkësie mund të gjejnë klimën, ngrohtësinë, e cila u krijon mundësi të mësojnë për t’u rritur si njerëz, e jo vetëm si sende, që kosumojnë e  konsumohen”.

Ta pranojmë Marinë për t’u çliruar nga ankthi i jetimit

 “Jemi bij, familje, popull i Zotit. Ta kremtosh Nënën e Shenjtë të Zotit  na shtyn të krijojmë e të kujdesemi për hapësira të përbashkëta, që i japin kuptim përkatësisë, rrënjosjes, mundësisë të na dëgjohet zëri në shtëpi, në qytetet tona e në bashkësitë, që na mbledhin e na mbështesin”.

Papa e përfundoi homelinë me ftesën për të mbjellë shpresë, përkatësi, vëllazëri:

“Kremtimi i Nënës së Shenjtë të Zotit na kujton se e kemi një Nënë, se nuk jemi jetimë. Ta shpallim së bashku këtë të vërtetë! E ju ftoj ta përshëndesim në këmbë, të gjithë së bashku, siç patën bërë besimtarët në Efez, duke përsëritur tri herë: ‘Nëna e Shenjtë e Zotit! Nëna e Shenjtë e Zotit! Nëna e Shenjtë e Zotit!”. 

01/01/2017 13:21