2016-12-28 14:43:00

Papa dërgon 6 milionë euro për krizën humanitare në Ukrainë


Përballë krizës humanitare në Ukrainë, e cila qysh nga fillimi i konfliktit, në vitin 2014, shkaktoi 9758 të vdekur e rreth 22 mijë të plagosur, Papa  i dërgon një ndihmë konkrete popullsisë. Nga 12 milionë euro, grumbulluar më 24 prillin e kaluar, gjatë lëmoshëve të mbledhura sipas dëshirës së vetë Françeskut, rreth 6 milionë euro u caktuan për Ukrainën, në ndihmë të popullsisë së shumëvuajtur.  Me shpërndarjen e fondeve po merret  imzot Giovanni Pietro Dal Toso, sekretar i Këshillit Papnor “Cor Unum”.








All the contents on this site are copyrighted ©.