2016-12-19 14:27:00

Papa priti ambasadorin e ri të Koresë së Jugut


Papa Françesku priti sot në audiencë ambasadorin e Koresë së Jugut pranë Selisë së Shenjtë, Jonghyu Jeong, i cili paraqiti letrat kredenciale. Lindur më 26 nëntor 1950, ambasadori i ri është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ka mbaruar universitetin në degën e jurisprudencës, në vitin 1976 e më pas, ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin e Kiotos. Njeh gjuhën koreane, esperanton, japonishten, anglishten dhe gjermanishten.








All the contents on this site are copyrighted ©.