2016-12-16 16:07:00

Të gjithë mund t’i bëjnë urimet për ditëlindje Papës


Në ditën e lindjes, më 17 dhjetor, Papa Françesku do të kremtojë një meshë me kardinjatë në Kapelën Paoline, në orën 8.00. Është mënyra e tij për të festuar 80-vjetorin në një ditë, që do të vijojë me ritmin e zakonshëm të punës. Jemi të sigurtë se të gjithë ata që do të takojë, veçanërisht Bashkësia e Nomadelfias, me të cilën e përfundon veprimtarinë e paradites, do ta urojnë Atin e Shenjtë. E këtë mund ta bëjë edhe secili prej jush, që na dëgjoni, duke i shkruar një email në këto adresa:

Papafranciscus80@vatican.va  (Latinisht)

PapaFrancesco80@vatican.va   (Italisht)

PapaFrancisco80@vatican.va  (Spanjisht / Portugalisht)

PopeFrancis80@vatican.va  (Anglisht)

PapeFrancois80@vatican.va  (Frëngjisht)

PapstFranziskus80@vatican.va  (Gjermanisht)

PapiezFranciszek80@vatican.va  (Polonisht)

Në rrjetet shoqërore, hashtagu i krijuar për këtë rast është #Pontifex80.








All the contents on this site are copyrighted ©.