Universiteti i Prishtinës i jep Nënë Terezës, shenjtes shqiptare të bamirësisë, titullin “Doctor Honoris Causa”. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt (Mrika)…
Universiteti i Prishtines i njohur si Institucioni me i larte arsimor i Republikes se Kosoves, ka nderuar veten e tij, duke i ndare titullin “Doktor Honoris Causa” Shen Nene Terezes pas amshimit, pikerisht ne 37- Vjetorin e marrjes se cmimit Nobel per Paqe.
Ceremonia e ndarjes se ketij titulli u organizua ne Diten Boterore te Paqes, me 10 Dhjetor dhe u mbajt ne “Sallen e Kuqe” te Fakultetit Filologjik ne Kampusin e Universitetit.
Në këtë kremtim madheshtor moren pjese studente dhe shume personalitete të larta shtetërore të arsimit, profesore, akademike dhe familjar të Shën NeneTerezës.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, me kete rast deklaroi se nëna e gjithë botës, Nëna Tereze, e lartesoi emrin e shqiptareve në mbare globin duke i afirmuar vlerat tona shqiptare. “Nena Tereze u be ikone e dashurise universale. Ne ia kemi borxh asaj t’i ngjajme sado pak sepse vetem keshtu mund ta respektojme ate dhe vepren e saj qe e ka lartesuar deri ne Shenjteri”, theksoi rektori Dema.
Ndersa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, duke vleresuar larte kontributin e bamiresise, humanizmit dhe paqes njerezore globale tha se Shen Nene Tereza e ngriti kombin tone ne permasa nderkombetare. “Shen Tereza, nuk i takon veq kishes, por na takon te gjithe neve, e ne kete rast te gjithe mesimdhenesve, pedagogeve e nxenesve jo vetem te ketij universiteti. Nga shembulli i saj mund te mesojme te gjithe, prandaj jemi te nderuar qe Universiteti i Prishtines, Shen Nene Terezes, i ndau titullin “Doktor Honoris Causa”, tha ministri Bajrami.
Me tej ne kete dite te shenuar per Universitetin e Prishtines u ritheksua se veprimtaria e Shen NeneTerezes është nderuar nga vende të ndryshme anë e mbanë botës, e së fundmi, me 4 shtator 2016 u shenjtërua me një ceremoni madhështore në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan nga Papa Fracesku. Po ashtu, u vleresua se Shën Nene Tereza njihet si thesar që populli shqiptar i dhuroi kishës dhe botës.
All the contents on this site are copyrighted ©. |