2016-12-12 13:31:00

Atentate të përgjakshme dje në Egjipt e Turqi


Ishte ditë atentatesh, e djeshmja. Ndërmjet vendeve të goditura, Egjipti e Turqia. Në Kairo, një bombë shpërtheu në një kishë kopte, duke lënë pas 25 të vdekur e rreth 50 të plagosur. Ndërsa në Turqi goditën grupet radikale, me një atentat të dyfishtë në Stamboll, duke shkaktuar vdekjen e 38 personave e plagosjen e 166 të tjerëve. I menjëhershëm, arrestimi i më se njëqind anëtarëve të partisë kurde Hdp.

Përveç dhimbjes së thellë të Papës, shprehur gjatë lutjes së djeshme të Engjëllit të Tënzot, ndjehet fort edhe shqetësimi ndërkombëtar për këtë ngjarje të rëndë në Kairo. Presidenti egjiptian al-Sisi shpalli tri ditë zije, pas atentatit terroristik në kishën kopte të Kairos. Ministria brendshme nuk i ka saktësuar ende rrethanat e shpërthimit, por burime të sigurimit flasin për një bombë me 12 kilogram tritol, fshehur në krahun e kishës, ku zakonisht rrinë gratë.

E pastaj edhe Turqia: një grup sektar kurd e pranoi autorësinë e atentatit të dyfishtë, që ndodhi dje në dalje të Stadiumit të Besiktas, për fat, kur tifozët ishin larguar nga stadiumi. Viktimat janë pothuajse të gjithë policë.  Pjesa më e madhe e frontit kurd e dënoi atentatin, ndërsa presidenti Erdogan, të cilit vijojnë t’i arrijnë mesazhe solidariteti nga mbarë bashkësia ndërkombëtare, siguron se atentatorët do të paguajnë  shtrenjt. Erdogan ripohoi edhe një herë angazhimin për të luftuar çdo formë të terrorizimit.








All the contents on this site are copyrighted ©.