2016-12-09 17:07:00

Tweet i Papës: të angazhohemi që të mos kryhet kurrë më krimi i genocidit


“Të lutemi për të gjitha viktimat e genocidit dhe të angazhohemi që një krim i tillë të mos kryhet kurrë më në botë”. Është tweet-i i Papës Françesku botuar sot në faqen Twitter, në 9 gjuhë @Pontifex.

Pikërisht më 9 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Kombeve të Bashkuara adoptonte Konventën për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të genocidit.








All the contents on this site are copyrighted ©.