2016-12-09 00:00:00

Më 9 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Sirin e Pavisë, ipeshkëv


Sot më 9 dhjetor kalendari kishtar përkujton Shën Sirin e Pavisë, ipeshkëv. Sipas një gojëdhëne, shën Siri, ipeshkvi i parë i Pavisë, s’është tjetër, veçse djaloshi që i solli Jezusit bukët dhe peshqit për mrekullinë e shumëzimit të tyre. Gojëdhënën e tregon autori i veprës “De laudibus papaie”, një shkrim i vitit 1330.

Me sa duke autori e mori nga një shkrim edhe më i hershëm e pikërisht i shekullit VIII, me titull: “Jeta e Shën Sirit”, hartuar me qëllim që të vihej në dukje se Kisha e Pavisë ishte më e lashtë se ajo e Milanos, nga e cila varej.

Sipas këtij shkrimi, origjina e shën Sirit duhet kërkuar në Aquilea, ipeshkvi i parë i së cilës, Ermagora, qe shuguruar nga shën Marku ungjilltar. E ishte pikërisht ky ipeshkëv që shuguroi më pas Sirin, ardhur në Itali së bashku me shën Pjetrin Apostull, shën Markun dhe Evencin, të cilët e dërguan të ungjillëzonte Pavinë.

Posa arriti në Pavi, Siri e shtriu veprimtarinë e tij misionare e ungjillëzuese nga Tiçini në Adigje, duke predikuar në Veronë, Breshia, Lodi si dhe në Milano, ku Evenci, i dërguar nga Siri, kishte varrosur martirët Gjervazi e Protazi, duke vënë mbi varret e tyre një gur me epitafin, diktuar nga shën Siri. Mbi rrasë, pas epitafit, shkruhet: SURVS EPC, që u lexua: ‘Siri ipeshkëv’. Reliket e shën Sitit ruhen në katedralen e Pavisë.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.