2016-12-08 18:14:00

Papa në Shën Marinë e Madhe, para figures së Zojës “Salus Populi Romani"


Sapo përfundoi aktin e nderimit ndaj Zojës së Papërlyer, i gjunjëzuar tek këmbët e shtatores së Virgjërës në Sheshin e Spanjës, në Romë, Papa Françesku u ndal për disa minuta për të përshëndetur një mori të sëmurësh, sjellë në Sheshin romak nga Unitalsi. Pastaj, Pap u nis,  sipas traditës, drejt Bazilikës së Shën Marisë së Madhe.

Nga shtatorja e së Papërlyerës, tek figurja e mrekullueshme e Zojës “Salus Popoli Romani”, para së cilës Françesku gjunjëzohet gjithnjë në ditë të mëdha e, sidomos, para e pas shtegtimeve të tij apostolike. E sot Ditë e madhe ishte, dita e solemnitetit të Asaj, që ndërmjetëson për të mirën e gjithë njerëzimin pranë Krishtit. Për këtë iu lut Papa Zojës, duke u gjunjëzuar pak çaste para Asaj, që sot e kremtoi me solemnitet mbarë bota katolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.