2016-12-07 12:46:00

Papa mbështet ditën e OKB-së për luftën kundër korrupsionit


Së shpejti do të kremtohen dy Ditë të rëndësishme, themeluar nga OKB-ja: dita kundër korrupsionit, më 9 dhjetor, dhe ajo për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, më 10 dhjetor. Janë dy realitete - tha Papa në përfundim të audiencës së përgjithshme, mbajtur në Sallën e Palit VI - të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin: korrupsioni është aspekt negativ, që duhet luftuar,  duke u nisur nga ndërgjegjja personale e duke vigjëluar në të gjitha fushat e jetës civile, posaçërisht në ato, që rrezikohen më shumë nga kjo plagë. Ndërsa të drejtat e njeriut janë aspekt pozitiv. Duhen mbrojtur me vendosmëri të vazhdueshme, që askush të mos përjashtohet nga njohja    faktike e tyre. “Zoti na ndihmoftë në këtë angazhim të dyfishtë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.