Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Nga jeta e Kishës në Romë e në botë

Salla Regia në Vatikan - OSS_ROM

06/12/2016 16:21

Sot, në orën 18.00, në Sallen Regia të Pallatit Apostolik, u paraqit vëllimi “Shtëpia Botuese e Vatikanit”. Një institucion, ky, me rëndësi të madhe edhe për kulurën botërore.

Po në Vatikan, doli nga shtypi vëllimi i Emetimeve filatelike e numizmatike, vëllim vjetor, që përmbledh gjithë prodhimin filatelik të përdorur gjatë vitit 2016. Shumë interesant për koleksionistët e pullave të postës dhe të monedhave.

Në Romë, pranë Sallës Marconi të Radio Vatikanit, u mbajt Konferenca e shtypit lidhur me kuvëndimin ndërkombëtar “Shikoni e besoni. Sindona, shkenca, feja e kumtimi i misterit të Pashkëve”, që do të mbahet më 13 e 14 dhjetor, pranë Universitetit “Mbretëresha e Apostujve”. Na kujton se shkenca vijon ta studiojë Sindonën, këtë relike me vlera të jashtëzakonshme për krishterimin, që besohet të jetë qefini me të cilin e mbështollën Krishtin para se ta zbrisnin në varr.

Në Strasburg  u mbajt sot takimi i Këshillit të Kishave të krishtera. Me këtë rast, kardinali Koch, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, mbajti një konferencë  kushtuar rezultateve të ekumenizmit në vitin 2016.

Në Paris, pranë UNESCO-s, u organizua sot një tryezë e rrumbullakët, me temë. “Si të parandalohet antisemitizmi, përmes edukimit, kulturës e komunikimit”.

Nësa vijojnë luftimet, të cilat që nga viti 2011 po e dërmojnë Sirinë, ku flitet për 400 mijë viktima, të krishterët vendas mezi e mbajnë gjallë shpresën për paqe, në pritje për arritjen e një marrëveshjeje strategjike,

Është e tmerrshme që gjithë këta njerëz vdesin për shkak të luftës - kujton  meshtari e murgu  sirian, epror i manastirit  të Mar Elian, Atë Jacques Mourad, i rrëmbyer në maj 2005 nga Isis, që arriti të ikte. Thirrja që duam të bëjmë -  shton -  është të gjinden mjete më të qeta, që i flasin më shumë zemrës, sepse nuk mund të vazhdojmë më kështu, me vdekjen pranë ditë për ditë.

 Në Myanmar u shkatërrua nga bombat Kisha e Shën Françesk Saverit. Më 3 dhjetorin e kaluar, një sulm ajror i ushtrisë qeveritare e rrënoi këtë Kishë,  në Mung Koe, në shtetin Shan (veri-lindje e Myanmar). Imzot  Philip Za Hawng, ipeshkëv i dioqezës  Lashio, ku ndodhet famullia, shkroi një mesazh, në të cilin thekson:  “E gjithë Kisha u rrënua, me përjashtim të këmbanares. Tymi, që u lartua, dukej deri larg. Kjo Kishë qe kushtuar në vitin 2006 e prej saj doli, e vijon të dalë gjithnjë, thirrja për paqe!

06/12/2016 16:21