Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Kanga e Shën N’kollit

Shën N'kolli

06/12/2016 12:04

Sa punë të mëdhaja e mrekulli
Qi ka bâ Shejti Shën N’kollë,
Difton qiella me lumni
E gjithë bota s’pranë tue folë.
Lundërtari tue vozitë
e skamnori që lypë bukë,
kangë e lavde s’rrinë pa qitë;
Si shtegtari që ban rrugë.
Si i pasë, si ai që s’ka,
N’pasët ndoj smundje a çdo idhnim,
Fill te i lumi pa ia dá
N’ ujë t’ Shën N’kollit gjenë shërim.
Qysh se leu n’ kët botë ky fmí,
Kje si hylli që shkelxen,
Kje si drita tanë mirsí
Gjindja u mbushen me gazmend.
Ai kje i pastër si bilur,
I dha trupit të madh shtërngim
E n’e prende e n’e merkurr
gji nuk merr, ban agjinim.
Tue u rritë me shumë urtí,
Shpejt e ngjiten prindja në shkollë;
E nji të madhe mrekullí
Hin e ban Shejti Shën N’kollë.
Kur prej shkollës po kthente n’ shpí
Hasë nji grue që ish’ tue dekë
E ky djalë plot me dashtëní
tue i bâ kryq prej dekës e hjekë.
Adeodati, djalë dishiri,
Kje grabitë e çue në mergim
E i Shën N’kolli prej Misiri
Për ajrí e çon në lirim.
Tri kuleta janë dërgue
Ndër tri vajza mbetun shkret,
Prej dritorjet shkon me i çue,
E ato me nderë i qet.
Tre fmí të mbytun prej mizorit,
Shtî n’ nji sheke copë e grimë,
I ktheu në jetë pa kurrfarë zorit
I Shën N’kolli me ‘i bekim.
Fushë e male, tokë e dét,
Uj e zjarm e diell e hanë,
Sa fuqí mbi dekë e jetë
Ka Shën N’kolli, diftue e kanë.
Dridhet ferri prej idhnimit,
Kur Shën N’kolli n’ ball flakron,
Hikë shejtani pre tmerimit
Kur i k’shteni ndihmë kërkon.
Por nji të madhe porosí
O i Shën N’kollë, nji të madhe nderë
Na fal t’ gjithve si dhantí
Ndore tande t’ jemë përherë.
E n’at ditë që të jetë shenjue
Prej kso jete na me u hjekë,
Ndore tande kjoshim lshue
Ku gjithmonë na kjeme pshtetë.
O i Shën N’kollë plot me dashtní,
Shpirtënt tonë ti na i kujtň,
Prap po të bâjmë ket porosi:
ti n’at’ jetë të gjith na pshtň!
Marrë nga ‘Katekizmi i Kishës katolike’
(Botue nën kujdesin e Ipeshkvisë së Pultit, Pult 1995)

06/12/2016 12:04