Patriarkati latin i Jeruzalemit, në bashkim me të gjitha Kishat e Tokës Shenjte, dënoi ashpër aktin e vandalizmit, kryer në varrezën e krishterë të Kfar Yassif, qytet i Galilesë, 11 kilometra në veri-lindje të Acri-t, ku të enjten e kaluar u gjetën disa shkrime e grafite blasfeme në gjuhën arabe mbi muret e varrezës e edhe mbi lapidaret e disa varreve.
Në komunikatën, përhapur përmes mediave të veta zyrtare, Patriarkati Latin u shpreh afërsinë dhe solidaritetin familjeve të të vdekurve varrosur në varrezën e dhunuar dhe kërkon nga forcat e policisë t’i zbulojnë sa më shpejt autorët e këtyre akteve vandale.
All the contents on this site are copyrighted ©. |