2016-12-03 16:21:00

Bartolomeu: Amoris laetitia kujton dhembshurinë e Zotit


Vijon të  ngjallë komente të shumta Nxitja apostolike e Papës Françesku “Amoris laetitia”. Ndërhyrja e fundit e rëndësishme është ajo e Patrikut ekumenik të Kostandinopojës, Bartolomeu, që shkroi një artikull për L’Osservatore Romano të 3 dhjetorit. Patriku reflekton mbi pyetjen që po e bëjnë disa: në Amoris laetitia doktrina mbi martesën dhe familjen  zhvillohet, apo mbrohet? Normat fuqizohen, apo zbuten? Letra e Papës - vëren Bartolomeu - kujton sidomos mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit, e jo vetëm rregullat kanonike të njerëzve. Pikënisja është hiri dashamir e shëlbues i Zotit, që shndrit mbi çdo njeri, pa kurrfarë dallimi.








All the contents on this site are copyrighted ©.