2016-11-11 13:53:00

Kard. Parolin: Diplomacia e Selisë së Shenjtë u përgjigjet kërkesave për mirëkuptim ndërmjet popujve


“Veprimtaria diplomatike e Selisë së Shenjtë u përgjigjet në mënyrë koherente, kërkesave të mirëkuptimit ndërmjet popujve dhe të lirisë së Kishës”. Kështu tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, me rastin e hapjes së Vitit akademik 2016-2017 në Universitetin Papnor Lateranens. Fjala e tij iu kushtua diplomacisë së Vatikanit në shoqërinë post-globale. “Duke ia dëgjuar zërin në vendet e shumta të veprimtarisë së saj diplomatike – nënvizoi kardinali – kuptohet se Selia e Shenjtë nuk trajton probleme të vlefshme vetëm për katolikët apo vetëm për ata, që kanë një besojmë a një botëkuptim fetar, por bën të vetën çështjen e njeriut, të të drejtave dhe të lirive të tij. Dhe e bën këtë me vetëdije”.

“Për ta kuptuar si përballet diplomacia papnore me të sotmen e me të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare – vërejti më tej prelati – mjafton të përmendim se duhen vendosur lidhje për ta ndihmuar botën moderne të zgjidhë problemet e shumta, nganjëherë edhe kontradiktore, dhe të realizojë atë paqe dinamike e konstruktive, të përqendruar në njohjen dhe promovimin e vlerave njerëzore, të të drejtave themelore e të zhvillimit të shoqërisë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.