2016-11-09 10:17:00

Martirët: emocionet e dy eproreve, njëra karmelitane e tjetra baziliane


Ndërsa presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, dekoron sot 38 martirët katolikë në Tiranë, pas lumnimit të tyre, më 5 nëntor, në Shkodër, vijojmë të paraqesim zëra e emocione nga mesha e lartimit të tyre në elter. Motrat karmelitane, që dalin nga kuvendi vetëm për kremtimet e Papës, u lejuan kësaj radhe, të marrin pjesë së bashku me të tjerët në meshë. Në mikrofonin tonë, eprorja e tyre moter Maria Ancila e Dashtnise Kryqezueme Karmelina

Motër Elena (Rregjina Lulashi), eprore e përgjithshme e bazilianeve, bijave të Shën Makrinës, ndodhej në meshë, ardhur nga Italia, pikërisht për lumnimin e martirëve. Ajo ka dy të afërm martirë, don Aleksandër Sirdanin, që u shpall i Lum të shtunën, por edhe të vëllain e tij, fratin françeskan, atë Marin Sirdani, i cili, si shumë të tjerë, e kaloi jetën burgjeve të komunizmit, për të vdekur nga tuberkulozi. Të dëgjojmë emocionet e saj, para fugures së 38 martirëve, shpalosur gjatë meshës, në Kishën e Madhe në Shkodër….








All the contents on this site are copyrighted ©.