2016-11-09 09:46:00

Donald Trump është presidenti i ri i SHBA-ve


Donald Trump është presidenti i ri i SHBA-ve. Në ndeshjen me rivalen, Hillary Clinton, doli fitimtar, pavarësisht se në prag të zgjedhjeve, sondazhet e jepnin Clinton-in në krye të Shtëpisë së Bardhë. Kandidatja demokrate pranoi humbjen dhe i telefonoi presidentit Trump për ta përgëzuar. Pas fitores në Pensilvani dhe në Alaska, Trump e kaloi pragun e 270 zgjedhësve të mëdhenj, të nevojshëm për të ngjitur shkallët e Shtëpisë së Bardhë. Shtetet vendimtare në këtë betejë, e cila gjithsesi tregoi se asnjëri nga kandidatët nuk konsiderohej krejtësisht i denjë nga populli amerikan, janë ato të verilindjes, tradicionalisht demokrate: Miçigan, Uiskonsin, Joua, Ohajo, Pensilvania, si edhe Florida në jug. “Premtoj se do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve”: këto, fjalët e para të kryetarit të 45-të amerikan të shtetit, në “ball room” të Hotelit Hilton në Nju Jork, shtabi i përgjithshëm i republikanëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.